January 1, 1970 at 12:00 am

Suporti ndaj edukimit në MAT

princi
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit

Rindërtimi i Shkollës Gjalisht në Mat

Në mars 2014, rindërtimi i plotë i Shkollës Gjalisht në luginën e Matit në veri të Shqipërisë ishte projekti i parë i Fondacionit Mbretëresha Geraldinë që u arrit me mbështetjen e Universitetit Ndërkombëtar të Tiranës. Shkolla ishte lënë në harresë prej shumë vitesh dhe nuk mundësonte as standardet minimale për edukim. Shkolla kishte nevojë për rindërtim të menjëhershëm që u përfundua nga Fondacioni Mbretëresha Geraldinë sipas udhëzimeve të autoriteteve arsimore rajonale. Ishte e qartë se Fondacioni mund të luante një rol të rëndësishëm në dhënien e asistencës së drejtpërdrejtë për shkollat e pafavorizuara si një partner i besuar për pushtetin vendor.

Në fund të vitit 2014 Fondacioni vazhdoi punën e tij me mbështetjen e Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, këtë herë Fondacioni ndihmoi shkollën Ali Xhetani në Zenisht.

Faza e rindërtimit të shkollës Ali Xhetani përfshinte instalimin e kanalizimeve për ujërat e zeza dhe ujin e pijshëm, suvatimin e murit dhe riparimin e plotë të shkollës si brenda dhe jashtë. Fondacioni rinovoi gjithashtu sistemin elektrik dhe zëvendësoi dritaret. U blenë banka dhe tabela të reja si dhe stafi i mësuesve u pajis me printera, skanera dhe mjete të tjera. Një element i rëndësishëm i këtij investimi ishte ngritja e një muri që mundëson garantimin e sigurisë dhe parandalon aksidentet në rrugë.

2
4
SHARING IS CARING