January 1, 1970 at 12:00 am

Punime ndërtimi në Shkodër

Procesi i rindërtimit përfshinte gjithashtu kuzhinën dhe sallën e ngrënies, si dhe një riparim të plotë duke suvatuar dhe lyer pjesën e brendshme. Bashkë me rinovimin e tavolinave karrigeve dhe mobilieve u bënë instalime të reja të sistemit të gazit, furra dhe pajisje të tjera për kuzhinën. Gjithashtu u ble një mjet i ri transporti i specializuar…

Qendra vazhdon të kujdeset për 50 fëmijë që janë rezidentë dhe 50 të tjerë të jashtëm, duke i ofruar çdo ditë një shërbim të specializuar 100 fëmijëve me aftësi të kufizuara. Fëmijët kanë nevojë për kujdes individual dhe të specializuar që mundësohet nga një staf i trajnuar dhe i përkushtuar.

Fondacioni Mbretëresha Geraldinë ishte gjithashtu në gjendje që t’i jepte asistence Qendrës për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara në qytetin e Elbasanit, në qendre të Shqipërisë, duke mundësuar izolimin e ambienteve bashkë me vendosjen e dyerve dhe dritareve të reja.

rindertimi i menses ne shkoder
rindertimi i menses ne shkoder
img_8034
SHARING IS CARING