Ndihma për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara

Nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara shpesh janë lënë pas dore për shkak të pamundësisë së shërbimeve të specializuara shëndetësore. Mungesa e të dhënave dhe ndihma e vogël për familjet në varfëri, sjellin mungesë diagnostikimi deri në fëmijërinë e vonë, çka pengon shanset për të arritur potencialin e tyre të plotë. Vlerësohet se 8% e fëmijëve nën moshën pesë vjeç kanë nevoja të veçanta dhe 92% e tyre nuk kanë qasje në burime. Kjo është arsyeja pse Fondacioni Mbretëresha Geraldine po përpiqet të bëjë ndryshime duke punuar me autoritetet lokale dhe qendrat shtetërore të specializuara.

Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit LESAB, fondacioni Mbretëresha Geraldine arriti të përfundojë punën e rindërtimit në “Qendrën e Fëmijëve Shkodër”, duke i dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë fëmijëve me nevoja të veçanta. Kjo qendër është më e madhja në veriun e Shqipërisë dhe mbledh femijë nga qytete të ndryshme. Fondacioni ishte në gjendje të përfundojë rindërtimin e plotë të sistemeve hidro-sanitare, përfshirë tualetet e specializuara.

Procesi i rindërtimit ka përfshirë kuzhinën dhe sallën e ngrënies, me një risistemim të plotë, ri-suvatim dhe lyerje të brendshme. Gjithashtu mundësuam instalimet e reja të gazit, instalimet elektrike dhe hidraulike. Pajisjet e plota të kuzhinës dhe mobilimi i hapësirave erdhën me rinovimin e plotë të ambjenteve të përbashkëta.
Fondacioni u angazhua në sigurimin e një automjeti të specializuar transporti, në mënyrë që fëmijët me nevoja të veçanta të mos vuajnë izolimin dhe mungesën e ekskursioneve.

Qendra vazhdon të kujdeset për 50 fëmijë rezidentë dhe 50 ditorë, duke u dhënë shërbime të specializuara 100 fëmijëve me aftësi të kufizuara çdo ditë. Fëmijët kanë nevojë për përkujdesje individuale dhe të specializuar, e cila ofrohet nga një staf i trajnuar dhe i përkushtuar.

Fondacioni Mbretëresha Geraldine ka mundur gjithashtu të sigurojë ndihmë për Qendrën për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara në qytetin e Elbasanit. Këtu kemi ndërhyrë duke zëvendësuar dyert dhe dritaret e amortizuara me dyer dhe dritare të reja.

Son Altesse Royale, la princesse Elia des Albanais visite la Fondation de la Reine Géraldine à Shkoper en Albanie, le 25 juin 2018
Son Altesse Royale, la princesse Elia des Albanais visite la Fondation de la Reine Géraldine à Shkoper en Albanie, le 25 juin 2018

Ne përpiqemi të ulim pabarazitë dhe punojmë drejt një bote më të drejtë dhe më solidare.
Ne besojmë se komunitetet në nevojë mund të dalin nga varfëria, besojmë se ndryshimi është i mundur, dhe se mirëqenia e secilit individ, pavarësisht racës e gjinisë, duhet të marrë vëmendjen e duhur në shoqërinë tonë.

Enter custom donation amount

$

Purchase
SHARING IS CARING