Mbrojtja e mjedisit

Mbrojtja e Mjedisit ka një rëndësi Universale, dhe një efekt të qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme. Shqipëria duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të siguruar që zhvillimi ynë të jetë i ekuilibruar dhe i pastër.

Në të kaluarën ka pasur mungesë të mbështetjes publike për të çuar përpara ligjet në mbrojtje të Mjedisit;

Shqipëria është e pasur në lumenj dhe ekosistemi i saj është i veçantë në Evropën Jug-Lindore; vija bregdetare përshkohet nga dy dete, Adriatiku në veri dhe Deti Jon në jug përgjatë Rivierës së mrekullueshme. E gjithë kjo vijë bregdetare ka nevojë për kujdes të veçante dhe mbrojtje strategjike.

Fondacioni Mbretëresha Geraldine synon të ndërtojë një bashkëpunim më të madh me partnerët tanë Mesdhetarë në përmbushje të qëllimeve të përbashkëta rajonale. Ne jemi të ndërgjegjshëm se nuk mund të ketë Adriatik të pastër pa mbetje plastike nëse nuk pastrohen nga mbetjet lumenjtë shqiptarë. Është gjithashtu misioni i Fondacionit Mbretëresha Geraldine të organizojë takime dhe biseda me banorët, nxënës dhe mësues për t’i informuar mbi ndotjen e mjedisit si edhe impaktin që plastika e pakontrolluar shkakton në jetën dhe zhvillimin e gjallesave te tjera. Fondacioni ka për qëllim të propozojë ide dhe projekte që ndihmojnë shoqërinë tonë të bashkëjetojë në harmoni me natyrën dhe të luftojë aktivisht ndotjen!

Shqipëria është e bekuar florën dhe faunën e saj; është përgjegjësia jonë si shoqëri të jemi të vetëdijshëm për gjurmën tonë të karbonit dhe efektet individuale në mjedis.

Të folurit motivues

Princi Leka II dhe Princesha Elia shpesh janë të ftuar për të folur në emër të Fondacionit Mbretëresha Geraldine. Çifti Mbretëror përqëndrohet në çështje dhe shqetësime që pasqyrojnë nevojat e shoqërisë shqiptare. Fjalimet mbi filantropinë dhe dinjitetin Kombëtar, bisedimet TEDx, konferencat dhe bashkëpunimi me fondacionet e tjera kanë për qëllim të ndihmojnë në promovimin e Shqipërisë, të pasqyrojnë punët dhe arritjet e fondacionit si edhe të paraqesin vizionin e tyre për të ardhmen e një shoqërie të begatë dhe solidare.

Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit
Mbrojtja e mjedisit

Ne përpiqemi të ulim pabarazitë dhe punojmë drejt një bote më të drejtë dhe më solidare.
Ne besojmë se komunitetet në nevojë mund të dalin nga varfëria, besojmë se ndryshimi është i mundur, dhe se mirëqenia e secilit individ, pavarësisht racës e gjinisë, duhet të marrë vëmendjen e duhur në shoqërinë tonë.

Enter custom donation amount

$

Purchase
SHARING IS CARING