Mbështetja e Arsimit

Arsimi është një gur i rëndësishëm themeli në të gjitha shoqëritë e zhvilluara!

Përafërsisht 28% e fëmijëve në Shqipëri vijnë nga familje që marrin ndihmë ekonomike. Pesëdhjetë mijë fëmijë janë të detyruar të punojnë dhe mbështesin familjet e tyre. Këto statistika janë marrë sipas vlerësimeve të Bankës Botërore të vitit 2018. Kjo është pikërisht arsyeja përse Fondacioni Mbretëresha Geraldine është përqëndruar në ndihmën e shkollave dhe sistemit arsimor, duke siguruar ambjente të përshtatshme dhe pajisje të nevojshme në disa shkolla. Puna jonë në sistemin arsimor ka qënë sistematike dhe këmbëngulëse, sidomos në rrethin e Matit, ku varfëria e tejskajshme ka çuar shpesh herë në amortizimin dhe degradimin e objekteve ekzistuese.

Projekti i parë i fondacionit ishte restaurimi i plotë i Shkollës Gjalisht në Mat, në Shqipërinë Veriore. Shkolla kishte pësuar dëmtime nga neglizhenca në vite, e cila i kishte lënë nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme të përballeshin me elementët e ashpër të natyrës. Për fat të mirë, Fondacioni Mbretëresha Geraldine ishte në gjendje të bashkohej me Universitetin Ndërkombëtar të Tiranës për të rindërtuar plotësisht shkollën.

Në fund të vitit 2014 Fondacioni vazhdoi punën e tij me mbështetjen e Ambasadës së Shtetit të Kuvajtit në Tiranë, për të ofruar ndihmë për shkollën e fshatit Ali Xhetani në Zenisht. Kjo përfshinte ndërtimin e një muri rreth shkollës, e cila që nga ajo kohë ka parandaluar kërcënimin e aksidenteve rrugore.

Faza e rindërtimit të shkollës Ali Xhetani përfshin instalimin e ulluqeve, instalimet e reja të sistemit të shkarkimit të ujërave të zeza dhe ujit të pastër, suvatimin e përgjithshëm dhe lyerjen e brendshme dhe të jashtme të shkollës në tërësi. Fondacioni gjithashtu vendosi instalime elektrike dhe zëvendësoi dritaret dhe dyert e dëmtuara. Fondacioni gjithashtu mundësoi blerjen e bankave të reja dhe tabelave për klasat, printerat, skanerat dhe shërbime të tjera për stafin mësimor.

Fondacioni Mbretëresha Geraldine vazhdon të ndihmojë shkollat dhe kopshtet parashkollore me donacione më të vogla, duke restauruar klasat e mësimit dhe duke ndihmuar me dhurimet e librave.

Mbështetja e Arsimit
Mbrojtja e mjedisit

Ne përpiqemi të ulim pabarazitë dhe punojmë drejt një bote më të drejtë dhe më solidare.
Ne besojmë se komunitetet në nevojë mund të dalin nga varfëria, besojmë se ndryshimi është i mundur, dhe se mirëqenia e secilit individ, pavarësisht racës e gjinisë, duhet të marrë vëmendjen e duhur në shoqërinë tonë.

Enter custom donation amount

$

Purchase
SHARING IS CARING