Arti & Zejtaria

Shqipëria ka një traditë të pasur artizanale, kulturë të veçantë që përcillet brez pas brezi e cila e ka zanafillën tek paraardhësit tanë Ilirë. Zakonet ndryshojnë nga Shqipëria e Veriut në atë të Jugut, secili rajon ka doket dhe traditat e veta unike që duhet të kultivohen dhe mbrohen me fanatizëm.

Fondacioni Mbretëresha Geraldine është i angazhuar me komunitetet dhe autoritetet lokale në mbrojtjen dhe kultivimin e arteve dhe mjeshtërive tradicionale.

Fokusi i ketyre projekteve është motivimi i gruas shqiptare drejt punimeve artizanale dhe produkteve kombëtare. Grupimi i këtyre grave rreth trajnimeve profesionale në këto mjeshtëri të trashëguara ofron ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për familjet e tyre përmes aftësive të fituara gjatë trajnimeve me ekspertë të fushës. Fondacioni angazhohet plotësisht në identifikimin e hapësirave dhe panaireve ku këto produkte të kene mundësi të ekspozohen. Qëllimi i projektit është të ringjallim dhe promovojmë punën artizanale shqiptare në vend dhe në nivel ndërkombëtar.

artizan
Arti & Zejtaria

Ne përpiqemi të ulim pabarazitë dhe punojmë drejt një bote më të drejtë dhe më solidare.
Ne besojmë se komunitetet në nevojë mund të dalin nga varfëria, besojmë se ndryshimi është i mundur, dhe se mirëqenia e secilit individ, pavarësisht racës e gjinisë, duhet të marrë vëmendjen e duhur në shoqërinë tonë.

Enter custom donation amount

$

Purchase
SHARING IS CARING